Kryeministri Edi Rama vijon sot mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të nisë rreth orës 14:00 në Pallatin e Brigadave ku në fokus do të jetë sërish një analizë e punës së socialistëve, por edhe zgjedhjet e 11 majit.

Një ditë më parë, socialistët u mblodhën për 6 orë ku u diskutua për programin elektoral të socialistëve në çdo sektor dhe se cila do të jete qasja në takime publike me qytetarët.

Sot në fokus të takimit do të jetë edhe vota e diasporës. Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në KQZ brenda 12 Marsit.

Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë do të kalojë në sitë angazhimin e gjithsecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme