124 vendvotime nga gjithsej 187 sa janë në total apo 66.31 për qind nga votat me postë janë numëruar dire në mëngjesin e së hënës.

Nga numërimi i këtyre votave, me 52.72 për qind të tyre prin Lëvizja Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 29.80 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind.

Aktualisht Lëvizja Vetëvendosje është afër sigurimit të 49 mandateve e mund të shkojë edhe në 50 nëse fiton rreth 70 për qind të votave me postë.

Numërimi i votave të hedhura nëpër përfaqësi diplomatike ka përfunduar para pak ditësh, teksa për numërim kanë mbetur votat e dërguara me postë, pastaj ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.