Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Facebook, ndërsa bën thirrje që çdo shqiptar ta investojë votën për të vazhduar drejt rrugës së BE. Rama thekson se me Partinë Socialiste, dhe punën e pandalur do të vazhdojnë pa asnjë lëkundje për të punuar për negociatat me BE për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian.

Reagimi:

MIRËMËNGJES

dhe me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pasaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë.