Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, bëri sërish sot thirrje publike për mbështetje të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i qeverisë ka bërë postimin e radhës në Facebook, me simbolin e dorës me 5 gishta, që personifikon numrin e PS në fletën e votimit. Rama i drejtohet shqiptarëve me mesazhin “voto 5, bashkë me të dyja duart, të majtë e të djathtë”.
“VOTO 5!
Bashkë me të dyja duart, të majtë e të djathtë, tek kutia në qendër të fletës së votimit, me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.