Çdo moment, në pushimin mes stërvitjeve apo ndeshjeve, ishte i duhuri për të vënë baste.

Ndeshje futbolli, basketbolli apo tenisi, pak rëndësi kishte. Vetëm pak ditë pas nisjes së hetimit për 12 futbollistë të Serie A, të cilët u zbuluan nga telefonat e Tonalit dhe Fagiolit se vendosnin baste në faqe të jashtëligjshme, skandali thellohet.

Në rastin e Nicolo Fagiolit, përgjimet telefonike dhe bisedat me mesazhe zbuluan se kur lunate te Juventusi, humbi mijëra euro në harkun e pak orëve.

Më 14 Shkurt 2023, nga ora 14:00 deri më 19:00 ai dogji 250 mijë Euro me baste nga 15 mijë Euro secila.

I vetmi moment shkëputje ishte koha kur u stërvit me ekipin. Vetëm pas një ore, humbja arriti kuotën e 350 mijë Eurove. Fagioli kreu dënimin për shkeljet dhe aktualisht luan te Fiorentina.

Dorë të rëndë kishte edhe Alessandro Florenzi. Ky rast u zbulua nga biseda e ish-shokut të ekipit, Sandro Tonali, që gjatë bisedës me personin që menaxhonte bastet online, zbuloi se në Janar të vitit 2023, ish-shoku i ekipit shpenzoi 300 mijë Euro.

Pasi kishte humbur 80 mijë Euro, ai nisi të vendoste nga 40 mijë Euro baste të njëpasnjëshme.

Basketbolli, tenisi dhe futbolli i huaj ishin pasionet e Florenzit.