Në emisionin Open në News 24 është komentuar sondazhi i News 24 dhe Notosondaggi, ku 37 përqind mendojnë se janë më mirë se më parë.

Gazetari Flogert Muça theksoi se këto shifra nuk pasqyrojnë propagandën politike as të qeverisë dhe as të opozitës, por realitetin e perceptuar nga qytetarët. Ai shtoi se shpesh ajo që thuhet nga politika nuk përputhet me ndjesinë e njerëzve në terren.

Flogert Muça: Shifrat janë kokëforta, në raport me atë që propagandohet politikisht. Të shikosh propagandën dhe të shikosh realitetin, është ndryshe. Nëse pyet mazhorancën ta thotë më pozitive dhe nëse pyet opozitën e thotë më zi nga se është.