Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Tre mjete janë përplasur në seri, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materjale.

Katër persona janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ekzaminime shëndetësore. Të lënduarit janë nisur për në spitalin e Lushnjes, ndërsa policia rrugore po kryen procedurat e nevojshme dhe sigurisht disiplinimin e trafikut, tepër të rënduar këtë fundjavë.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se një prej mjeteve ka përplasur mjetin që ishte para tij në pamundësi për të frenuar për shkak të lagështirës, por edhe ky u përplas nga pas nga një tjetër mjet.