Futbollisti i famshëm francez Dimitri Payet se po hetohet nga policia në Brazil pasi akuzohet për “dhunë fizike dhe psikologjike” ndaj ‘dashures’ së tij.

Ish-ylli i Ëest Ham dyshohet se e detyroi Larissa Ferrari, 28 vjeç, të pinte urinën e saj dhe të lëpinte dyshemenë.

Payet, 38 vjeç, luan për Vasco da Gama në Rio de Zhaneiro dhe filloi një lidhje shtatëmujore me Larissa.

Francezi, i cili la gruan dhe katër fëmijët e tyre, në atdheun e tij, Francë, ende nuk ka komentuar mbi akuzat.

Larisa, një avokate, u takua për herë të parë me Payet gushtin e kaluar.

“Unë dua drejtësi sepse ai abuzoi me dobësinë time psikologjike për të fituar avantazhe seksuale”, tha ajo për AFP.

Payet është i martuar prej 20 vitesh dhe ka katër fëmijë.

Pas transferimit të tij në Brazil, gruaja dhe katër fëmijët e tij qendruan në Francë.

Payet ka luajtur për disa ekipe të njohura, por edhe për Kombëtaren e Francës.