Kryezëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, e ka shfrenua fantazinë.
Ai thotë se kryeministri Edi Rama ka blerë një orë 1.4 milion dollarë.
“Udhëheqësit e NATO dhe orët e tyre… Pa më thoni: si ka mundësi që udhëheqësi socialist i Shqipërisë, që bën më pak se 200 mijë USD në vit, mund të blejë një orë që kushton 1.4 milion USD”, shkruan Lela.
Kuptohet që në prag fushate fantazia bën të vetën, por Lela e ka çuar shumë larg.
Ironia është se pas postimit të kryezëdhënësit Lela, ka reaguar një zëdhënës i Lelës, me një deklaratë zyrtare.
“Ndërsa shqiptarët përballen me varfëri dhe krizë ekonomike, Rama shfaqet me një aksesor që nuk mund ta përballojë asnjë lider i rajonit,” – thuhet në reagimin e një zëdhënësi të Partisë Demokratike.