Flamur Noka i ka shpallur kryetarët e partive të reja, të kapur nga Edi Rama duke i quajtur “pengje”. Ai sulmoi veçanërisht Agron Shehajn, që është larguar nga PD dhe ka themeluar partinë “Mundësia”.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pati një debat mes analistit Andi Bushati dhe Nokës, për këtë çështje. Bushati tha se më mirë të votohet Agron Shehaj, se sa koalicioni i PD që ka brenda edhe Shpëtim Idrizin, i cili me gjasë i merr votat dhe i kalon shumë kollaj te Edi Rama.

Andi Bushati: Kështu thonë edhe për ju, për kullat dhe Zenin por nuk kemi fakte. Kur shoh Agron Shehajn që skandalin e Unazës e denoncon këtu me ne.. Kur shoh Pano Sokon që ka bërë emisone të tëra kundër Veliajt. Shabani, ka çuar koncesionet në shëndetësi në SPAK. Pra opozitarizmi matet me akte politike. Nesër vjen dikush thotë Bushati nuk është opozitar, hap faqen e Lapsit dhe thotë si lika Rama reklama të oligarkëve? Rëndësi ka aktet që bëj si gazetar dhe jo thashethemet se kush e paguan këtë.
Flamur Noka: Betejën për Thumanë Kashar e ka bërë PD dhe vetëm PD.
Andi Bushati: Zero! Thashë skandalin e Unazës.
Flamur Noka: Eeeee po më fal. Agron Shehaj i vodhi databazën partisë. Një gjë pati ai dhe e vodhi.
Andi Bushati: Çfarë them unë dhe çfarë thua ti? Nuk e hedh votën djathtas kurrë, por po ta hidhja votën djathtas më parë e hidhja te Shehaj se në një koalicion ku është Idrizi dhe e çon direkt te Rama nesër…
Flamur Noka: Ti voto kë të duash. Por po ju them, ky njeri një gjë pati në dorë dhe e vodhi.
Andi Tela: Nuk e vodhi, ia dhanë.
Flamur Noka: Rama në rrokopujën ku është, u përpoq të fragmentarizojë opozitën. Ne kemi patur bonsens për ti bashkuar, për ta bërë opozitën totale në front. Unë jo personalisht por Sali Berisha po. Unë e di me detaje si është marrë peng pengu. Si është marrë peng Kapllan Pallati. Si është marrë peng Agron Shehaj dhe si është instrument i lali vjedhësit Adriatik Lapaj. Shabanin nuk e komentoj se ka qenë shofer i Kreshnik Spahiu.
Berisha i ka dërguar mesazherë të gjithëve për tju thënë është koha të rrëzojmë Ramën, kemi pastaj kohë për të ndarë gjërat me njëri tjetrin. Por, kur je peng, je peng, dhe nuk je i lirë. Parti të krijuara, të stisura për të dëmtuar opozitën. I ka emëruar Rama, opozitë e opozitës. Hapni ngjarjet e 21 Janarit, do të gjeni Laert Kolën që lyhej me bojë të kuqe, në njërën anë e lyen Veliaj dhe në anën tjetër e lyen Adriatik Lapaj.
Andi Bushati: Kjo logjikë e përçan opozitën.
Flamur Noka: Ky njeri nuk është opozitë por është urdhëruar të bëjë opozitën e opozitës. Çdo parti që do të rrëzojë Ramën, nuk mund të bëhet patericë e Ramës. Kam nxjerrë dokumenta për Agron Shehajn, me Lali Erin…
Ylli Rakipi: Nuk është e vërtetë kjo. Ai sot del dhe merr 5-6% në sondazhe.
Flamur Noka: Janë sondazhet e Kamala Harris.
Ylli Rakipi: Mirë me këto merruni ju, me kapelen e Trump, Kamala Harris…
Flamur Noka: Agron Shehaj merr tendera në qeveri vëllai i tij.
Ylli Rakipi: Nuk e kemi këtu.
Flamur Noka: Kompania Prime Capital ka marrë leje për resort turistik në Gjirin e Lalëzit? A ka marrë tender në ministritë e qeverisë vëllai i Shehajt? Guxon vëllai im të shkojë të marrë tendera?
Ylli Rakipi: Është vëllai jot biznesmen? Vëllai i tij është biznesmen. Te ju fshehin emrin gjysmat e biznesmenëve.
Andi Bushati: Kjo është një sëmundje e vjetër e PD, pra që kush nuk i bindet Saliut është tradhtar.
Flamur Noka: Koha e ka vërtetuar këtë.
Andi Bushati: Ne nuk e dimë nuk vë dorë në zjarr për njeri, por pse fabula juaj hedh poshtë aludimet për partitë e reja. Ju thatë fablën e Lulit si të kapur nga Rama. Gjithë narrative e PD është që Luli na ka tradhtuar që kur bëri marrëveshjen e fshehtë në 2017 me Ramën, shiti reformën në drejtësi, na çoi të heqim mandatet etj.
Nëse Luli ka bërë këto dhe jeni parti që keni ngritur dorën pas Lulit, duhet të ikni të gjithë në shtëpi. Kjo është shumë problem. Më kollaj besoj se Luli mund të ketë bërë diku pakt me Edi Ramën, siç keni bërë ju dje apo mund të bëni nesër, por kjo e agjentëve të shitur që si Luli është dhe Agroni por edhe Lapaj, pra të gjithë të korruptuar. Kjo nuk vlen si shembull për të njollosur këdo që nuk mendon si ju.
Flamur Noka: Opozitë është edhe Qori por nuk e konsideroj të blerë. Është opozitar natyral.
Andi Bushati: E ka masakruar RD që paguhet nga Veliaj, keni bërë të njëjtën fabul kundër Qorit, është refren i ezauruar.