Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj ka njoftuar ditën e sotme tërheqjet e tij nga studiot televizive. Ai thotë se do të vijojë të japë kontributin publik përmes shkrimeve dhe botimeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj është shprehur se vendimi për tërheqjen e tij nga pjesëmarrja fizike në debatet televizive, ka ardhur si pasojë e kohës së madhe që kërkohet për përgatitje, udhëtime dhe pritje, krahasuar me kohën reale të kontributit në diskutime.
Postimi i Malajt
Të dashur kolegë të medias dhe publiku i vendit tim,
Me ndjenjë mirënjohjeje ju njoftoj se kam vendosur të ndërpres angazhimet e mia fizike në studiot televizive. Ky vendim buron nga koha e konsiderueshme që kërkohet për udhëtim, përgatitje dhe pritje, e cila shpesh tejkalon ndjeshëm kohën e kontributit tim në debatet televizive.
Pas daljes në pension, kam zgjedhur të vijoj kontributin tim publik përmes shkrimeve. Që nga viti 2021, kam punuar në gjashtë libra: tre të botuar dhe tre në pritje.
(i) “Rrugëtimi – Kur një derë mbyllet, një portë hapet”;
(ii) “Një histori e shkurtër e financave euforike” e profesorit John Kenneth Galbraith, ku kam shtuar një hyrje dhe epilog lidhur me investimet euforike të shqiptarëve gjatë krizës së piramidave financiare;
(iii) “Teoria dhe praktika e Strategjisë – Manual Praktik” i profesorit Vladimir Kvint.
Librat në të cilët po punoj paralelisht janë:
1. Rënia vrastare e skemave piramidale 1997: rrënjët, shkaqet, tolerimi, keqpërdorimi dhe mësimet për të ardhmen.
2. Si Rilindasit e babëzitur e shkatërrouan PS-në dhe Shqipërinë, bazuar në librin “The Third Man” të Peter Mandelson.
3.Kostot e parashikueshme te dezinformimit te ekonimi
Një libër kundër dezinformimit në ekonomi, i frymëzuar nga puna në komisionin parlamentar dhe libri “Gënjeshtrat që vrasin”.
Për të shfrytëzuar sa më mirë kohën time, e cila është gjithnjë e më e çmuar, kam marrë këtë vendim.
Tre librat e tjere do te bazohen ne te gjitha kontributet pas viteve 90, sic jane botime, kjo e lehteson botimin e tyre
4.Libri mbi transicioni shqiptare i imponuar/deformuar nga referomat standart
5. Integrimi ne BE i domosdoshme por jo nje shkop i arte,
6 Politika shqiptare post 90, kontribuese apo keshperdoruese?1
Megjithatë, mbetem plotësisht i gatshëm për bashkëpunim me median përmes platformave online në shërbim të publikut. Do të vazhdoj gjithashtu të kontribuoj me artikuj në median e shkruar dhe në rrjetet sociale, duke trajtuar çështje aktuale ekonomike, sociale dhe politike të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.
Me mirënjohje të thellë,