Kreu i PD, Sali Berisha, ishte sot në Qarkun e Vlorës, ku prezantoi kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 11 majit. Ndër të tjera, Berisha përmendi edhe kartën e konsumatorit.
“Ju jap fjalën se tre muajt e parë kjo situatë përmbyset, shqiptarë në mjerim nuk do të ketë më. Nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro, rrogë mesatare nën 1200 euro, mësuesit në 1500 euro, për të dalë në krye të rajonit.
Ne vendosim si shtyllë virtytin njerëzor, ndërsa ata i kanë mohuar dinjitetin shqiptarit. Do ta ngremë Shqipërinë në lartësinë e idealeve të tij.
Çdo njeri me ndihmë ekonomike do të ketë kartën e konsumatorit, çka do të blejë 20% më lirë produktet. Do të arrijmë që listën e ilaçeve ta bëjmë si në gjithë Europën. Do u kthejmë njerëzve shpresën.
10 ditët e fundit të muajit në spitalet tona nuk bëhen analiza. Me 8 miliardë buxhet, nuk ka 8 skanera. Mësueses Ina Kasimati i dhanë ilaçe të kundërta. Edi Rama është autori i krimeve. Vilma Nushin e Tom Doshin do i mbyllim se kanë marrë në qëfë mijëra njerëz” – tha Berisha.