Avokati Arbër Hoxha thotë se zvarritja e gjykimit për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është kreu i PD, Sali Berisha është e pajustifikuar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Hoxha u shpreh se Berisha kërkon ta zvarrisë procesin deri në zgjedhje.

Ajo që të bën përshtypje, kemi të bëjmë me numër të ulët të pandehurve, shtyrja është e pajustifikuar. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një strategji të mbrojtjes së zotit Berisha, për ta zvarritur procesin.

Gjykata nëse nuk do të kishte provat e mjaftueshme, mund ta pushonte çështjen. Nuk kemi të bëjmë me zvarritje nga gjykata apo nga ana e prokurorisë.

Nuk besoj se është çështje e gjykatës, zvarritja. Nuk besoj se data 23 prill do jetë data e fundit, besoj se do të ketë edhe zvarritje të tjera.