Nkunku, Çalhanoğlu dhe Jonathan Tah. Bayern pati tri shanse të mira transferimi në dy dritaret e fundit të merkatos, por nuk realizoi asnjërin.

Drejtori sportiv Max Eberl kishte pikërisht këto tri ide për të ndryshuar skuadrën, por në secilin rast Bayern nuk u tregua mjaftueshëm efikas në merkato.

Tah mund të blihej për 25 mln euro, por Hoeness kërkoi ta blinte për 5 mln euro më pak. Në fund, Leverkusen refuzoi.

Nkunku u duk tepër i shtrenjtë në formë huazimi dhe Bayern ngurroi, ndërkohë që për mesfushorin e Interit interesimi dihet dhe lojtari e ka konfirmuar, por nuk ka detaje.

Gazeta gjermane TZ shkruan: “Drejtori sportiv e ka bërë detyrën dhe ka goditur në shenjë me emrat që ka propozuar, por nuk ka marrë aprovimin nga drejtuesit dhe situata është kjo që shihet sot”.