Derbi i Manchesterit përfundoi 0-0, megjithatë ajo që ndodhi jashtë fushës në Old Trafford ishte një episod, që tërhoqi më shumë vëmendjen se ajo që ofruan dy skuadrat në fushë, paçka se ishte një gjest i dënueshëm.

Një tifoz i United është akuzuar për sulm ndaj Jack Grealish të Cityt, pasi dyshohet se e ka goditur atë pas ndeshjes të së dielës mbrëma, me policinë që konfirmon se një 20-vjeçar do të dalë në gjykatë për të kërkuar falje për veprimet e tij.

“Alfie Holt, 20 vjeç, akuzohet për sulm. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Mançesterit. “Kjo akuzë ka të bëjë me një incident që ndodhi dje në Old Trafford,” thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas “Daily Mail”, sulmuesi i Manchester City u sulmua në Old Trafford, me të riun që u largua me vrap, i cili u kap dhe përfundoi në një makinë të policisë.