Policia belge ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur rreth një muaj me parë në Place Bizet në Anderlecht. Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në Place Bizet, duke plagosur rëndë në bark një burrë, jeta e të cilit nuk është më në rrezik. Autori nuk ishte një person i panjohur për drejtësinë belge pasi ishte dënuar me 21 vite burg në vitin 2017 për vrasjen e një 35-vjeçari. Pasi kishte kryer 7 vite burg, ai u lirua me kusht pasi e kishte kryer 1/3 e kohës së dënimit.

Por si ndodhi përplasja?

I dyshuari mohon të jetë autori që ka plagosur rëndë një burrë natën e 21-22 marsit. Në pamje të parë duket se çështja nuk ka lidhje me trafikun e drogës por me vrasjen e shqiptarit në vitin 2013. Sipas mediave belge, i dyshuari ka vepruar për hakmarrje, duke besuar se viktima ishte përfshirë në një përleshje të mëparshme në një kafene nga e cila u vra “Arturi” (mbiemri nuk është bërë me dije). Megjithatë, i plagosuri ishte shpallur i pafajshëm. Vendimi ishte marrë 13 ditë para se të plagosej me armë zjarri në bark.

Edhe pse aktualisht është vendosur në pranga, i dyshuari kryesor për ngjarjen i mohon akuzat. Aktualisht janë duke u analizuar të dhënat dhe provat për të verifikuar deklaratat e tij, ndërsa vendimi për të do të zhvillohet javën e ardhshme.

Avokatja e tij, Samira Bouyid, nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga mediat blege, duke përmendur interesat e klientit të saj./