Mbështetës të Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara, të identifikuar publikisht si pjesë e rrethit të tij politik, kanë nisur të dërgojnë mesazhe kërcënuese ndaj gazetarëve që publikuan kontratën prej 6 milionë dollarëshe të lobimit të Berishës për heqjen e shpalljes “non grata”.

Një prej këtyre personave, i identifikuar si Uliks Elezi, ka telefonuar disa herë dje redaksinë e gazetës TemA dhe më pas ka dërguar mesazhe kërcënuese me tekst në numrin personal të botuesit të gazetës.

Ky individ ka kërcënuar gazetarët edhe më herët, në vitin 2022, kur iu bashkua lëvizjes “Foltorja” të Sali Berishës.

Në atë kohë, pas publikimit të disa informacioneve për të në shtyp, ai mori mbrojtjen publike nga portali i familjes Berisha – gjë që forcon lidhjen e tij me këtë rreth.

Ai dhe familjarët e tij janë marrë në mbrotje nga sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka sa herë kanë kërcënuar shtypin.

Berisha lëshon mbështetësit për të kërcënuar

 

Mesazhi i fundit ka përmbajtje serioze dhe përfshin fjalor vulgar si dhe kërcënime për vrasje. Për këtë arsye, gazeta TemA do të ngrejë padi pranë autoriteteve shqiptare dhe do të informojë zyrtarisht autoritetet amerikane në Tiranë, pasi kërcënuesi ka telefonuar nga një numër amerikan dhe pretendon se banon në SHBA.

Këto akte të drejtuara ndaj gazetarëve përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë dhe janë pjesë e një fushate intimidimi të orkestruar nga rrethimi politik dhe propagandistik i Sali Berishës, në përpjekje për të mbuluar kostot e kontratës lobuese që ka tronditur opinionin publik. TEMA

 

Berisha lëshon mbështetësit për të kërcënuar