Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me gratë në Tiranë, ku morën pjesë edhe disa nga kandidatet për deputetë të koalicionit opozitar. Nga aty, Berisha vijoi me akuzat për kryesocialistin Edi Rama, për të cilin thotë se i ka vjedhur programin opozitës.

Ai përmendi premtimin për pensionin 200 euro, për të cilin tha se PD e kishte dorëzuar në Kuvend një vit e gjysmë më parë, por Rama e kishte refuzuar. Sipas tij, kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar dështimet e qeverisë.

Nga ana tjetër, Berisha tha se Ramës i duket vetja sikur ka zbritur nga Marsi dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për 12 vite qeverisje.

“Pastaj kthehet dhe kopjon programin. Ju e patë, një ditë të bukur tha unë do vendos pensionin 200 euro. Po ne kishim dorëzuar ligjin një vit e gjysmë më para pikërisht për këtë, për minimumin jetik 200 euro. Ai nuk e votoi, kur unë e ftova që hajde të mblidhemi urgjent dhe ta votojmë në parlament, ai e spostoi në vitin 2030. Tani ai kalon tek pjesa tjetër e programit, falja e gjobave. Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992. Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë. Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite.”-tha Rama

Sipas Berishës, kryesocialisti Rama është i shkëputur nga realiteti dhe kërkon ta kthejë situatën si një Big Brother për të shkëputur vëmendjen e njerëzve.

“Ai fillimisht del para shqiptarëve sikur ka zbritur nga Marsi, sikur nuk ka qeverisur 12 vite, sikur nuk e di se ku është, nuk flet as për 12 vitet, as për 4 vitet që vijnë dhe paraqet një narrativë në të cilën kërkon të ngjasojë me një Big Brother apo diçka të tillë, duke presupozuar se njerëzit nuk kanë asnjë problem, asnjë hall. Se as aktualisht, as në të ardhmen ata nuk ekzistojnë. Me vulgaritetin e tij, me banalitetin e tij, ai kërkon të spostojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet jetike me të cilat ata përballen tek mashtrimet që ai kërkon të bëjë me tallavanë e tij.”-tha Berisha.

Një koment e ka edhe narrativen që po përdor Rama gjatë fushatës.

‘Thotë po të ikin burrat një muaj dhe po të ikin gratë një muaj do kemi avantazhe. Këto qenkan problemet e shqiptarëve sot? Këto kanë problem ata? Në rradhë të parë kanë mirqenien. Kanë problem sigurinë e fëmijëve.’-thotë Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha theksoi se do të falë çdo gjobë të vendosur nga viti 1992 deri para 11 majit, për individët dhe bizneset.

Falim çdo gjobë, për çdo gjë, që nga viti 1992. Edhe për biznesin. Janë viktima të keqqeverisjes.

Paralel me atë që e quan Paketa e Dhembshurisë, Berisha premton falas edhe energjinë elektrike dhe heqjen e disa taksave.