Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka tentuar të sfidojë Edi Ramën në Dibër pas mbushjes së sallës së Pallatit të Sportit vetëm me gratë.
Edhe pse ka marrë me vete një numër të madh militantësh nga Tirana me karvanë makinash, sërish salla ka mbetur e zbrasur në gati gjysmën e saj.
Sipas raportimeve ata prisnin kryetarin e PD-së Sali Berisha për takimin elektoral në Peshkopi por edhe pse demokratët kanë çuar dibranët e Tiranës drejt qarkut, nuk ia kanë dal të mbushin takimin. Kjo është bërë publike nga vetë drejtuesi politik i Dibrës për demokratët Xhelal Mziu.