Një grup turistësh spanjollë ndodhen në rrezik për jetën pasi janë bllokuar në kanionin e e Nivicës, një nga zonat në jug të Shqipërisë.
Ngjarja sipas raportimeve të Report Tv ka ndodhur para disa orësh, ku turistët kanë zbritur me litar në thellësitë e kanionit nga, ku kanë humbur dhe kontaktet. Ne kanionin e Nivicës kanë qenë 7 turistë spanjollë, 4 prej të cilëve janë nxjerrë pa lëndime dhe është duke u punuar për nxjerrjen e 3 të tjerëve.

Menjehere forcat e zjarrëfikëse të Tepelenes janë nisur në vendngjarje dhe kanë zbritur në kanion për të bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Ende nuk dihet sesi është gjendja fizike e tyre. Ndërkaq në ndihmë kanë shkuar dhe forca policore nga Gjirokastra të pajisur me dron.
Mendohet se turistët kanë ngecur në ujvarën e Poshtures në kanionet e Nivicës.
