– Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Italinë për mbajtjen e Giuseppe Morabiton, anëtar i Ndrangheta-s, nën regjimin 41bis, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore. I njohur me pseudonimin “u tiradrittu”, Morabito ishte kreu i pakontestuar për vite të tëra i klanit mafioz të ‘Africos’ dhe u arrestua pas 12 vjetësh arratisjeje për veprimtari mafioze dhe trafik droge.
Mediat e huaja shkruajnë se Gjykata e Strasburgut nuk është e bindur se qeveria ka treguar në mënyrë të besueshme se, në rrethanat e veçanta të këtij rasti, aplikimi i zgjeruar i regjimit 41bis ishte mjaftueshëm i justifikuar, dhe ka dënuar shtetin italian për shkeljen e nenit që ndalon trajtimet çnjerëzorë dhe degraduese.
Në vendimin e saj, gjykata thekson se nuk e sheh se si një person të rrezikshëm nga një rënie e padiskutueshme e aftësive njohëse, me diagnozën e sëmundjes Alzheimer, dhe që është i paaftë për të kuptuar veprimet e tij apo për të ndjekur një seancë gjyqësore.