Kandidati socialist për Tiranën, Erjon Braçe denoncoi mungesën e parkingjeve dhe zaptimin e hapësirave publike në njësinë 5 në Tiranë.
Sipas Braçes, mungesa e vendparkimeve dhe zaptimi i hapësirave publike janë kthyer në problem shqetësues për qytetarët në kryeqytet.

‘Kjo është zona tek moskatët në Tiranën e Re tani, në këtë orë dhe gjithë ditën në fakt! Zayed Center ka zënë një anë të rrugës, ka pushtuar edhe një shesh publik të pallatit dhe e ka parking të paligjshëm për qendrën; urdhëroni e shiheni!
A ka policia bashkiake e policia rrugore për këta? Alibia se kanë kartë rezidenti bie menjëherë sa kohë këta nuk janë banorë këtu; për më tepër kur parkojnë në rrugë publike! E dyta, dy kokale majtas e djathtas u strehuan në fillim në katin e parë të pallateve, pastaj dolën jashtë e zaptuan lulishten, pastaj dolën në shesh dhe kanë zaptuar sheshin;
A ka policia bashkiake për këta?! Njerëzit e zakonshëm, banorët, nuk kanë më jetë këtu!! Beëëëëëëëëëëëniii detyrën hapni rrugët dhe hapësirat publike lulishtet e sheshet bashkë’, shkruan ai.