Papa Françesku “kishte zakon ta përfundonte çdo fjalim dhe takime duke thënë: ‘Mos e harroni të luteni për mua’.

I dashur Papa Françesku, tani ne të kërkojmë ty që të lutesh për ne dhe që nga qielli të bekojsh Kishën, të bekojsh Romën, të bekojsh tërë botën, siç e bëre të dielën e kaluar nga ballkoni i kësaj Bazilike në një përqafim të fundit me të gjithë popullin e Zotit, por gjithashtu në mënyrë ideale edhe me njerëzimin që kërkon të vërtetën me zemër të sinqertë dhe mban lart flakadan e shpresës”.

Ky është përfundimi i homelisë së kardinalit Giovanni Battista Re.