Manchester City thuhet se ka përfshirë në planet e merkatos mesfushorin e Newcastle, Bruno Guimaraes. Sipas medias braziliane UOL Esporte, klubi nga Manchesteri po planifikon një rinovim të repartit të mesit të fushës, pas një sezoni jo në pritshmëritë e duhura, me ekipin që po garon për një vend në Champions League.
27-vjeçari Guimares ka luajtur në këtë sezon 30 ndeshje, ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 6 assiste. Për të, ky është sezoni i katërt te Newcastle.