Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi një takim në Delvinë, me pensionistë dhe ish-ushtarakë. Gjiknuri i cilësoi ata si kontributorët ndër vite të Partisë Socialiste, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përhershme që kanë treguar, ndërsa u ndal tek vëmendja që qeverisja e Partisë Socialiste ka treguar përmes përfshirjes në programin e saj të rritjes së pensioneve:

Gjiknuri theksoi se, “Tanimë Shqipëria i ka mundësitë të rrisë pensionet, por sidomos pensionet minimale. Në vitin 2026, pensioni minimal do të jetë 20.000 lekë dhe pensioni mesatar 40.000 lekë. Kjo është vepër e punëve të mira që ka bërë kjo qeveri dhe e mundësive financiare që tanimë i kemi. Rritja e pagave mesatare sjell më shumë kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore që do të thotë më shumë mundësi në fondin e pensioneve për të përballuar pensionet.
Shqipëria ka hyrë në një trajektore zhvillimi por dhe krenarie kombëtare. Ju si ish-ushtarakë, që atdheun dhe detyrën e keni patur të shenjtë, tanimë, me qeverisjen që kemi, Shqipëria është një vend më dinjitoz”.