Mesazhi i Ramës për deputetët:
1. Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra të vetat jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik.

2. Çdo deputet është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por ama në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën dhe as të bëjë takime me strukturën jashtë zonës së përcaktuar nga drejtuesi politik, sepse struktura është në funksion të organizimit tërësor dhe funksionon në zonën e vet për qëllimin e përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti të qarkut!

3. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, por vetëm për numrin 5, dhe të gjithëve duhet t’u thonë: “Tek vota preferenciale jeni të lirë!” Po ashtu, deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë; e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës; dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën! Natyrisht, kjo vlen për të gjithë, deputetë aktualë apo kandidatë.