Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Italisë ndaj Milanit, Interi do të tentojë të shkojë në finale. Për këtë takim, trajneri Inzaghi do të aktivizojë nga minuta e parë Kristjan Asllanin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, tekniku i zikaltërve dëshiron disa ndryshime në 11-shen titullarë dhe me shumë gjasë, Asllanin do e shikojmë në fushë që nga fillimi.

Mesfushori i Kombëtares, do të ketë një tjetër shans për të treguar veten, në një ndeshje shumë të rëndësishme sa i takon objektivave të sezonit.