Nga Ylli Pata/

Incidenti i njerëzve të fushatës së Xhelal Mziut në Gollobordë, nuk është fare rastësi, e as një dejavu e vitit të shkuar kur kreu politik i PD në Dibër kërcënoi për marrje armësh.

Vjet, ajo deklaratë erdhi nga Maqellara, zona, ku Partia Demokratike arriti të sigurojë 3 mandatet e kërkuara në Dibër. Por gjërat këtë radhë duket se po ndryshojnë.

Në Dibër PD-ja mori 2 mijë vota më shumë se Partia Socialiste, ndërkohë që LSI mori sërish 1 mijë vota. Por situate në Dibër, duket ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm, e PD është përqëndruar në Buizë. Ku në 2021, diferenca ka qenë e vogël, por në avantazh ka qenë PS.

Zona ku mund të ketë një diferencë PD-ja është Golloborda, e cila ka pasur edhe vota të konsiderueshmë për LSI. Megjithatë numri i votuesve në këtë njësi administrative nuk e justifikon fare peshën e një përplasjeje e tillë, që mund të sjellë edhe pasoja.

Gjasat janë që Golloborda të pëdroret më shumë si një atu, si një terren eksperimental për prishjen e zgjedhjeve të 11 majit. i njëjti ekspriemtn u përdor në vitin 1996, ku po në Gollobordë u rrah për vdekje kreu i PS-s së Buqizës, nga njerëzit e kandidatit për deputet, Azem Hajdari. Ai ishte një sinjal i qartë i sinjalit që votimet do të ishin me të njëjtën logjikë. Golloborda ishte një realitet sinjali i një alarmi politik që më 11 maj, lufta po bëhet me për të mbajtur statukuonë e 2021-shit. E cila sot është tentuar të ruhet nëpërmjet dhunës, siç ndodhi 4 vjetë më parë./ TemA