Vendi ynë edhe këtë të diel do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin Shqiptar duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistohet në Elbasan e Berat.