Është shtyrë sërish gjyqi për dosjen Partizani, ku prej më shumë se një vit janë marrë të pandehur dhe nën akuzë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Seanca e rradhës pritet të mbahet më datën 18 prill.
Shkak për zvarritjen u bë mungesa e avokatit të biznesmenit Fatmir Bektashi, gjithashtu i pandehur në çështjen “Partizani”.
Avokatit Sokol Hazizaj mungoi pasi ndodhej në gjyqin “plumbi i artë” ku mbron të pandehurin Gentian Sharra.
Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.
SPAK nisi hetimet për Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi ka dyshime se ka nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij me qëllim përfitimin e pronës në kundërshtim me ligjin. Ndërsa Malltezi u hetua për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.