Policia e Shtetit

Objektivi i takimit ishte diskutimi dhe marrja e masave, për koordinimin më të mirë të zinxhirit të përgjegjësive, me qëllim përmbushjen e një prej prioriteteve absolute të punës së Policisë së Shtetit, garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Disa nga temat e diskutuara gjatë takimit ishin:
-siguria e nxënësve në ambientet e shkollës dhe përreth saj;
-siguria rrugore përreth shkollave;
-siguria kibernetike dhe mbrojtja e fëmijëve, online;
-garantimi i sigurisë gjatë aktiviteteve sociale, në të cilat janë të përfshirë fëmijë dhe të rinj.
-bashkëpunimi midis komunitetit të prindërve dhe Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë takim dhe rekomandimet e përcjella nga Këshilli i Prindërve të Tiranës, pasi kishin të bëjnë me sigurinë e fëmijëve, të cilët janë e ardhmja e vendit. Drejtori garantoi Këshillin e Prindërve të Tiranës, se strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, janë maksimalisht të angazhuara për të bashkëpunuar dhe për të koordinuar veprimet me të gjithë aktorët e zinxhirit të sigurisë në shkolla.

Ndër të tjera, gjatë takimit, Drejtor Proda u shpreh: “Policia e Shtetit e ka prioritetet sigurinë në shkolla. Policia vlerëson maksimalisht çdo konflikt, edhe ato të vogla ndërmjet bashkëmoshatarëve, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë, drejtuesit e shkollave dhe patjetër, me bordet e prindërve që kanë një rol thelbësor në këtë proces. Kam dhënë porosi të veçantë që pavarësisht ngarkesës që kanë shërbimet policore, të intensifikojnë monitorimet në shkolla, sidomos gjatë javëve të fundit të mësimit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë, punonjësit socialë dhe me policitë bashkiake.”