Alfred Lela ka replikuar me një portal, që kishte nxjerrë foton e orës së tij, e cila pretendohet se kushton nga 20 deri në 50 mijë euro.

Lela thotë se ajo kushton vetëm 100 dollarë, pasi ai është njeri i sofistikuar dhe nuk mban materiale markash të njohura.

“Eshte Invicta dhe kushton 100 USD. Edhe po t’i kisha parate nuk e blija dhe as e vija Rolexin, por nuk i kam.

Pse? E kam nje media, por ndryshe nga ju (qe nuk jeni as media por nje maska e nje qenefi mediatik) nuk ve gjoba dhe nuk shantazhoj askend.

Pse nuk do vija Rolex? Sepse ndjek nje parim shume te thjeshte: shenje e sofistikimit eshte mos me qene mbipeshe dhe mos me veshe tesha e rrangulla qe e bertasin marken!

Kete postim po e bej ne respekt te demokrateve, po sa per ju, vitet me behen 200 dhe mendja nuk me shkon t’ju fus ne rrezen e nje replike.

Si gjobaxhinj dhe shantazhues do trajtoheni gjithe jeten dhe boten nga vrima e b…. tuaja dhe çelsit do e shihni!

Tani vijoni me demaskimet e mia derisa te shihemi ne gjyq dhe te detyroheni te me blini nje Daytona”, shkruan Lela.