Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë gjatë një sherri mes një çifti.
Në një video shihet një çift teksa grindet në katin e parë të një hoteli.

Videoja virale tregon çiftin duke qëndruar pranë një dritareje dhe duke debatuar, kur papritmas burri hedh çantën e shpinës dhe nxiton drejt dritares.

Gruaja përpiqet ta ndalojë, por dështon, dhe burri hidhet nga dritarja duke thyer xhamin. Një tjetër kamer ka regjistruar burrin jashtë dritares së katit të parë pas rënies. Ai u ngrit shpejt dhe iku.

Më 21 prill, stafi i hotelit konfirmoi se incidenti ndodhi në katin e parë dhe se xhami i dritares ishte thyer me të vërtetë.
Ata raportuan se burri kishte paguar tashmë dëmin, por nuk dihej arsyeja e debatit të çiftit.
Policia nuk ka ndërhyrë, pasi as hoteli dhe as palët e përfshira nuk kanë bërë denoncim.