Një 26-vjeçare ka humbur jetën në Kosovë, pasi ra nga kati i shtatë i pallatit, ndërsa dyshohet se pas ngjarjes së rëndë fshihet partneri i saj.
Ngjarja ndodhi në “Lakrishtë” të Prishtinës, kur Xheneta Ejupi ra nga apartamenti ku jetonte me qira, duke humbur jetën në vend.
Ndërkohë, sipas policisë së Kosovës, dyshohet se e reja prej kohësh ishte nën presionin psikologjik të të dashurit, i identifikuar si Valmir Sheqiri, 30 vjeç.
Për pasojë, ai është vënë në pranga dhe akuzohet për veprën penale “Nxitje në vetëvrasje”.