Nga Mero Baze

Ndërsa të gjithë po lodhen të pyesin Sali Berishën se sa do ta paguajë LaCivitën, këshilltarin kryesor të fushatës së tij, ai nuk jep dot një përgjigje. E vërteta është se nuk është LaCivita njeriu kryesor i fushatës së tij dhe përqafimet dhe fotot me Fatmir Mediun, janë mbulesë e të kontraktuarit kryesor të tij, njeriut të Rusisë në Uashington, Paul Manafort.

Në të vërtetë Berisha nuk ka kontraktuar LaCivitën që ka drejtuar fushatën e Trump-it më 2024, por Paul Manafort, drejtuesin e fushatës së Trump-it më 2016. Atë e ka kontraktuar qysh në vitin 2023, me shpresë të niste një fushatë çliruese nga “non grata” e Departamentit të Shtetit në SHBA. Ai erdhi në selinë e PD në Shqipëri personalisht, edhe pse kontrata formalisht u bë me ish-partnerin e tij Charlie Black (ish-partner i Paul Manafort-it), si lobist pro bono i regjistruar sipas ligjit amerikan FARA, për disa muaj pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA ndaj Berishës për “korrupsion të qenësishëm”.

Në të vërtetë Berisha nuk ka kontraktuar LaCivitën që ka drejtuar fushatën e Trump-it më 2024, por Paul Manafort, drejtuesin e fushatës së Trump-it më 2016. Atë e ka kontraktuar qysh në vitin 2023, me shpresë të niste një fushatë çliruese nga “non grata” e Departamentit të Shtetit në SHBA. Ai erdhi në selinë e PD në Shqipëri personalisht, edhe pse kontrata formalisht u bë me ish-partnerin e tij Charlie Black (ish-partner i Paul Manafort-it), si lobist pro bono i regjistruar sipas ligjit amerikan FARA, për disa muaj pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA ndaj Berishës për “korrupsion të qenësishëm”.

Sipas Komitetit të Inteligjencës së Senatit të SHBA dhe komunitetit amerikan të zbulimit, Manafort kishte lidhje me Kilimnik, i cili është një oficer aktiv i inteligjencës ruse, të cilit I

ka dorëzuar të dhëna të detajuara të sondazheve të fushatës së Trump-it, gjë që ka ngritur shqetësime të mëdha për ndikim të huaj të mundshëm.

Përpara se të drejtonte fushatën e Trump-it, Manafort kishte punuar për Viktor Yanukovych, presidentin pro-rus të Ukrainës. Ai ndihmoi në përmirësimin e imazhit të regjimit të Yanukovych-it në Perëndim, shpesh përmes metodash të fshehta dhe lobimi të paregjistruar në SHBA.

Ky raport sugjeroi se Rusia kishte krijuar një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me fushatën presidenciale amerikane përmes Manafort-it.

Tani ky njeri prej dy vitesh është angazhuar si lobist i Sali Berishës, përmes ish-partnerit të vet dhe LaCivitës.

Fakti që Berisha nuk përgjigjet dot për kontratën e LaCivitës, ka shumë gjasa të jetë problemi se ai është pjesë e kontratës së fshehtë që Berisha ka me njeriun e vetëm të privuar që ka qenë lidhja ruse për ndërhyrje në zgjedhjet e 2016 në SHBA.

Vetë Berisha pranoi se e ka mik Manafort-in dhe akuzoi drejtësinë amerikane se e ka përsekutuar atë. Ai thotë se ata nuk kanë ardhur si lobistë, por si punonjës të fushatës së tij, çka do të thotë se ata kanë problem ta deklarojnë punën e tyre në regjistrat zyrtarë të lobistëve në SHBA.

“Çfarë do të thotë kjo? Pse i përsekutuar qenka Paul Manafort? Nuk janë lobistë, unë këtu para jush e kam thënë, absolutisht nuk janë lobistë. Nuk janë. Absolutisht nuk janë… Sepse kompanitë lobiste, edhe këta nuk e dinë a bëjnë veprimtari lobiste apo jo, por ajo ka kontratë tjetër dhe rregull tjetër. D.m.th. ata kanë ligjin e regjistrimit, jo vetëm problemet financiare, por çdo problem tjetër, si lobistë.

Nuk janë të kontraktuar dhe nuk janë për lobistë. Kanë ardhur për fitoren e PD-së.”

E vetmja gjë e qartë për Paul Manafort-in është se ai është njeriu kyç në SHBA që është akuzuar dhe dënuar për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet e SHBA në vitin 2016.

Punësimi “pa para” tek Berisha, i tij dhe i LaCivitës, lë të hapura dyshimet se kush do ta paguajë punën e tyre në Shqipëri dhe pse po zgjedhin mënyra që të mos i deklarojnë të ardhurat në regjistrin e lobistëve në SHBA.

Fakti që Berisha ka zgjedhur dy vjet para zgjedhjeve, qyshkurse nisi betejën kundër Bashës, si këshilltar të tij, një njeri të akuzuar zyrtarisht në SHBA si njeriu i Kremlinit në Uashington, tregon qartë se Berisha ka përzgjedhur lidhjet ruse në SHBA për të bërë betejën e tij kundër Departamentit të Shtetit nga njëra anë dhe për të rimarrë PD-në në Shqipëri nga ana tjetër.

Tani njeriu më i rëndësishëm i Kremlinit në SHBA, hyn e del në zyrën e tij i shoqëruar nga LaCivita. Pyetja nuk është sa paguhen – se dihet që marrin miliona. Pyetja është si paguhen? Ndoshta njëri në rubla, tjetri në dollarë.