Në ditën e zisë kombëtare për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, demokratët nuk e ndalën fushatën elektorale, por nisën takimin me një minutë heshtje.
Ndalesa e radhës për liderin e opozitës ishte lagjja Laprakë në Tiranë, nga ku përsëriti ftesën për kryeministrin Edi Rama për debat publik.

“E ftoj të vijnë në këtë skenë, të bëjmë debat para jush. Të marr socialistët e lagjes t’i sjell këtu, unë i pranoj, por ai nuk ka besim as te socialistët.
Nuk ka program, programi i tij është këneta, mashtrimi, tallavaja”, tha Berisha.