Edhe në Elbasan, me qindra besimtarë të krishterë iu bashkuan meshës së shenjtë të Pashkëve, e cila u mbajt në Kishën e Shën Kollit.
Ceremonia u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Andoni, Metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, i cili në fjalën e tij përcolli mesazhin e dashurisë, paqes dhe domosdoshmërisë për të qenë pranë njerëzve në nevojë.
“Simbolika e dritës së qiriut dhe vezëve të kuqe u përcoll me besim dhe shpresë, si shenjë e ringjalljes, jetës së re dhe fitores së dritës mbi errësirën.
Pashka mbetet një festë që bashkon, frymëzon dhe rikthen vlerat më të mira njerëzore: dashurinë, solidaritetin dhe shpresën për një të nesërme më të ndritur.”, tha Imzot Andoni.