Moderatorja e njohur, Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së me 7 vota.
Vasili ka marrë 7 vota pro zgjedhjes së saj nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Vasili u zgjodh në votimin e dytë, ku arriti të marrë 7 votat e nevojshme për të drejtuar RTSH.
Mandati i drejtuesit të drejtorit të RTSH është 5-vjeçar.
Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt dje, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.
Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.
Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.
Votimi
Emrat dhe votat:
Eni Vasili 7 Vota
Xhoi Jakaj 3 Vota
Engjëll Musai 1 Vota