Chelsea dhe Everton luajnë sot në orën 13:30 për raundin e 34-t në Premier League. Përballja e “Stamford Bridge” nuk do ketë në fushë Armando Brojën, me miqtë që kanë një mungesë të rëndësishme në mesditë.

Asnjë dëmtim apo pezullim për sulmuesin e Kombëtares. Gjithçka lidhet me klauzolën e tij. Broja është në pronësinë e Chelsea dhe këtë sezon luan si i huazuar te Everton, prandaj sipas marrëveshjes së nënshkuar mes palëve ai nuk mund të jetë në fushë kundër klubit mëmë.

Sulmuesi po kalonte një formë të mirë, teksa ishte titullar në dy sfidat e fundit, atë kundër Nottingham ku bëri një paraqitje mbi mesataren, si edhe atë kundër Manchester Cityt.23-vjeçari këtë sezon është hasur me shumë dëmtime që nuk e kanë lënë të qetë. Broja ka marrë pjesë në 12 ndeshje, me një total prej 424 minutash duke mos ia dalë që të shënojë apo asistojë.