Aktivitja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, i ka drejtuar një thirrje kreut demokrat Sali Berisha, por edhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, që të bëjnë publike kontratën me Chris LaCivita, strategun amerikan që ka marrë përsipër bashkë me ekipin e tij, të drejtojë fushatën e koalicionit “Aleanca Shqipëria Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari, referuar kontratës tashmë të bërë publike të lobimit me vlerë 6 milionë dollarë për heqjen e non grata-s, pyet Berishën se sa është vlera e kontratës me LaCivita dhe Manafort.

“Është një 6 milionsh tjetër? 10 million?

Çfarë do qoftë shuma, votuesi duhet ta di përpara 11 Majit”, shkruan Kokalari.

Postimi nga Evi Kokalari

Sali Berisha dhe Flamur Noka

Bëni publike kontratën e Chris LaCivitës dhe Paul Manafort!!

Për derisa ju keni dhënë $6 million këtyre të Rubios, është e domosdoshme për të gjithë të dimë sa po i jepni këtyre të tjerëve.

Është një 6 millionsh tjetër?

$10 million?

Çfarë do qoftë shuma, votuesi duhet ta di përpara 11 Majit!!

Publikoni kontratën që firmosët në 10 Shkurt. Për dy javë janë zgjedhjet!

Boll gënjyet që doni bëni transparencë.