Egnatia ka siguruar sot praninë për të tretin edicion radhazi në Kupën e Shqipërisë me një objektiv të qartë për të fituar edhe në këtë sezon çdo gjë në futbollin shqiptar, ashtu siç bëri në atë paraardhës.

Rrogozhinasit janë tashmë në një grup jo aq të madh skuadrash që e kanë bërë një gjë të tillë, teksa po mundohen të sigurojnë trofeun e tretë radhazi, gjë të cilën e kanë arritur vetëm ekipe të cilat kanë bërë epokë në futbollin tonë.

Nëse ia del të mundë Dinamon në finale, Egnatia do të barazojë Partizanin e viteve 1966-1970, skuadrën e famshme të periudhës së Panajot Panos, e cila është e fundit që e ka fituar tre herë radhazi trofeun.

Ndërsa për të arritur një rekord, do t’i duhet pak punë, pasi ai mbahet nga një tjetër ekip që ka hyrë në histori, Dinamo e sezoneve 1950-1954, e cila fitoi asokohe 5 vite radhazi këtë trofe.