Oscar Piastri me McLaren fitoi Çmimin e Madh të Bahreinit në Formula 1. I dyti pas tij Russell, i treti shoku i skuadrës te McLaren Norris, pastaj dy Ferrarit: Leclerc i 4-ti dhe Hamilton i 5-ti. Verstappen i 6-ti, Kimi Antonelli në Mercedes i 11-ti. Russell rrezikon të humbasë pozicionin për shkak të penalitetit në pritje.

GARA – Oscar Piastri fitoi në Bahrein. Garë e shkëlqyer nga australiani, në kontroll nga fillimi në fund. Fitorja e dytë sezonale për të, tashmë me 74 pikë në kampionatin e pilotëve. Pas tij u rendit George Russell, i cili mbrojti pozicionin nga sulmet e fundit të Lando Norris, i treti. Por Russell është nën hetim, rrezikon një penallti prej 5 sekondash dhe mund të rrëzohet nga podiumi.

Vendi i katërt për Charles Leclerc, i cili luftoi për podiumin deri në disa xhiro nga fundi. Pas tij është bashkëpiloti i Ferrarit, Lewis Hamilton. Vetëm i gjashti u rendit kampioni i botës Max Verstappen, me vështirësi të mëdha për të 57 xhirot. Në vendin e shtatë ishte një super Pierre Gasly, i cili shënoi pikët e para të sezonit për Alpine. I teti Esteban Ocon, në pikë si shoku i tij i skuadrës Oliver Bearman (i dhjeti).

NISJA – Të gjithë pilotët nisën me gomat e buta, me përjashtim të Leclerc, Hamilton, Alonso, Lawson dhe Bortoleto që zgjodhën përbërjen mesatare. Strategji e ndryshme për Ferrarin në krahasim me rivalët e tij në rreshtat e parë. Kur dritat u fikën, Piastri arriti të mbante epërsinë, pavarësisht një fillimi agresiv nga Russell, i cili arriti të kalojë Leclerc.

RENDITJA – Pas katër garave të para të sezonit, McLaren dominon për konstruktorë, teksa Lando Norris me 77 pikë mban kreun për pilotët. Pas tij shoku i skuadrës Oscar Piastri me 74 pikë, ndjekur nga Verstappen, Russell dhe Leclerc.