Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e rrumbullakosur.
E veshur me një fustan të kuq deri tek këmbët me fjongo nga pas dhe flokët e lidhura bisht, Dafina ka shkëlqyer teksa mban duart tek barku i cili bie menjëherë në sy.
Krahas fotove të publikuara, në të cilat ajo ka pozuar në pozicione të ndryshme, Dafina ka falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje.
“Mirënjohëse për këtë ditëlindje dhe akoma më e emocionuar për atë që do të vijë më pas. Ju faleminderit shumë të gjithëve për urimet më të bukura të ditëlindjes. Këtë do ta kujtoj përgjithmonë!14.04,” shkruan ajo.
Ishte fundi i janarit kur Dafina dha lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël me bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, me të cilin kurorëzoi dashurinë e saj në martesë tetorin e 2024.
Mirëpo shtatzënia nuk e ka ndaluar Dafinën të shkojë nëpër koncerte, përkundrazi këngëtarja është parë ta shijojë më shumë se kurrë punën e saj në këtë periudhë.