Nën moton ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, socialistët çelin zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit në sheshin Skënderbej. Në mes të skenës janë vendosur edhe 12 yje të cilët përfaqësojnë edhe 12 qarqet e vendit, në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesit i qarkut së bashkë me kandidatët për deputetë të PS. Pas përshëndetjes së shkurtër të 12 drejtuesve të qarqeve politike, tubimi do të kulmojë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.
Ora 13:25 Manastirliu: Tirana shëmbëlltyrë e transformimit. Spiropali: Nga ky shesh nis fitorja e madhe e PS
Manastirliu: “Nga ky shesh, sheshi i besimit fitoreve të mëdha për tu bërë bashkë me cdo shqiptar që ka zgjedhur të ecë përpara me krenari dhe vision europian. Janë 30 ditë vendimtare për të bërë Shqipërinë anëtare të BE që puna të mos ndalet. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi. Në cdo cep të Tiranës ndihet ndryshimi, Tirana motori i zhvillimit të një Shqipërie që punon dhe nuk ndalet. Nga piramida, liqeni, shkollat e reja, rrugët, Tirana është simbol I trnasformimit. Të mbështesim PS dhe Ramën për të vijuar transformimin.”
Spiropali: Nga ky shesh do të nisë fitorja e madhe e PS. Betejat elektorale nuk fitohen në sprintin e fundit, por fitohen në maratonë dhe Rama e kjo skuadër ka treguar se janë maratonomak për Shqipërinë dhe me Shqipërinë. Shqipëria shtëpia jonë e përbashkët, kjo është beteja me Shqipërinë ne BE apo në gropën e atyre nga ku nuk dolën as vetë. Mision historik për të realitet ëndrën e fëmijëve tanë. Sot Shqipëria është Shqipëria europiane dhe në 2030 ne do fitojmë me Ramën me PS me numrin 5”
Ora 13:10 Beci: Shkodra porta e Europës në Shqipëri. Marrim së paku 5 mandate
Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Benet Beci u shpreh se në Shkodër synojnë pesë mandate. Gjatë eventit të hapjes zyrtare të fushatës, Beci tha Shkodra është porta e Europës në Shqipëri dhe do të vijojë transformimi i tij.
“Nis me këtë këngë fitoren e 2023, ishte një këngë frymëzuese dhe fitoreje, simbolike për atë që po vinte në Shkodër. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo, në Malësi të Madhe, Pukë, Fushë Arrëz. Fitorja do të jetë shume më e madhe se e 2023, Shkodra është kthyer në kantier ndërtimi që nga hyrja deri në Dukagjin. Shkodra është porta e Europës në Shqipëri, me premtimet që kemi dhënë kemi provuar që një bashkëpunim me vendorit dhe qëndrorit sic është bërë në Shkodër gjatë kësaj periudhe është kyce. Jo vetëm hyrja e Shkodrës, jo vetëm rrugët brenda apo autostradat janë ata që na bëjnë besimplotë që kemi dhënë provat që besimin e Shkodrës këto dy vite do ta cojmë më tej. Së paku me 5 mandate Shkodra do të vijë ne këto zgjedhje. Shkodranët janë mirënjohës dhe falenderues. Do jemi qyteti i surprizave dhe më shumë se pesë në këtë qytet.”
Ora 13:00 Mazniku: Elbasani e ka ndarë mendjen me PS dhe Edi Ramën drejt Europës
Drejtuesit politik i qarkut të Elbasanit, Arbjan Mazniku tha se Shqipëria e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës.
“Ashtu si gurët e këtij sheshi, sot nga cdo cep Shqipëria është bashkë e qartë për drejtimin që do të marrë. Para kemi një ndër sfidat më të mëdha, qytetarë të barabartë në BE. Elbasani e ka ndarë mendjen me PS dhe Edi Ramën drejt Europës, për turizmin, industrinë e mbrojtjes, për zhvillimin që duhet bujqësisë, për tu ndërlidhur me autostradat e reja. Gjithë qarku e ka ndarë mendjen, I qartë I sigurisë që ne duhet të ecim drejt Europës. Jemi të vendosur se do të vijmë më 9 mandate, që jo vetëm Elbasani po gjithë Shqipëria të ketë rezultatin më të mirë ndonjëherë. Shqipëria e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës.’ Tha Mazniku
Ora 12: 48 PS çel zyrtarisht fushatën, Sako: Në Durrës do të marrim 9 mandate. Qytetet të transformuar falë Ramës
Emirjana Sako, përfaqësuesja e qarkut të Durrës u shpreh se ambicia e PS në Durrës është për 9 mandate. Më tej ajo tha se Durrësi është transformuar falë mbështetjes së Ramës.
“Gjej momenti që të përshëndes ata emigrant që na ndjekin nga rrjetet sociale, të cilët do t’I kemi një mbështetje të jashtëzakonshem në datë 11. Ne hymë në garë si fitues me 8 deputetë dhe do e përfundojmë garën me 9 deputetë si fitues. Do të na besojnë mandatin e katërt për misonin e anëtarësimit në BE për tu dhënë fëmijëve tanë pasaportën europiane. Qytetet janë transfomuar falë mbështetjes së Ramës. Mijëra shtëpi u ndërtuan, turizmi ka ecur me hapa marrramendës, infrasturktura dhe gjithcka ka ndryshuar. Durrësi, Kruja, Shijaku do ja besojnë votën PS për të ndërtuart vepra të tjera madhore si porti Porto Romano, projekti i amfiteatrit etj. Do bëjmë cmos që vota të bashkojë të gjithë tek numri 5. Me Edin dhe PS, do të fitojmë betejën e gjatë për në sofrën e Europës.”
Ora 12:40 PS çel zyrtarisht fushatën, Shalsi: Kukësi si Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Europës
E konceptuar jo vetëm si një tubim elektoral, PS celi zyrtarisht këtë të shtunë fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Pas valles tradicionale të Kukësit, fjala i takoi drejtuesit politik të qarkut Eduard Shalsi.
“E kam parë shpesh këtë shesh por kurrë nuk e kam parë më shpresëdhënës. Tek po qëndroja më kujtohet Rama nga bashkia dhe mendimet e tij për këtë shesh. Historia e këtij sheshi është histori e tranzicionit shqiptar. Nga kioskat e deri te fillim vitet 90 i atij që sot është shndërruar në disa parti që po sheshin alternativa të reja. Po ja ku jemi sot, ky shesh i modernizimit të Shqipërisë. Jam i emocionuar si asnjëherë. Kukësi, nuk është një krahinë, është zemër, histori, traditë. Ju përcjellim përshëndetjet e tropojanëve dhe hasianëve. Kukësi ka prodhuar një mikpritje të jashtëzakonshme për vëllezërit kosovarë. Kam një barrë të rëndë përgjegjësia për të drejtuar këtë qark. Nga Kukësi e Tropoja ka nisur transformimi, pas disa vitesh që shkova në Tropojë, nuk e njoha, edhe ujësjellësin në Viçidol e kishte çuar Edi Rama. Meriton që Kukësi si Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Europës.
Ora 12:36 PS çel fushatën, Balluku: Mandati i katërt, mandati i shqiptarëve. Objektiv 10 mandate në Fier
Drejtuesja e qarkut Fier Belinda Balluku, në celjen zyrtare të fushatës së socialistëve në sheshin Skënderbej u shpreh se ky mandat i katërt është i shqiptarëve për ta cuar vendin përpara sic vetëm Rama di. Më tej Balluku përmendi dhe objektivin e socialistëve në Fier që shkon përtej 10 mandateve.
“Mirë se erdhët në sheshin më të madh të Shqipërisë në ditën e festës së PS. Do ta nis me djemtë këtu që bën një këngë popullore që njeh gjithë Fierin, më pas si të gjithë shqiptarët që kishin një ëndërr largohen nga vendi për të bërë jetën e tyre diku tjetër. Këta janë miqtë e mi të Free MC që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë votuar kurrë deri më sot. Free MC voton për PS ashtu sic do votojë gjithë Shqipëria, Fier dhe cdo shqiptar.
Ora 12:28 Klosi: Rama vizionari që shndërroi Shqipërinë dhe e ka sjellë më pranë BE
Fjalimet i çeli, drejtuesi i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi I cili tha se sfida e PS është mirëqenia e qytetarëve.
“PS fiton zgjedhjet sepse ju ka të gjithëve ju me vete, drejtohet nga Rama vizionar që shndërroi Shqipërinë dhe e ka sjellë më pranë BE. Ne nga qarku Dibër erdhëm këtu me valle, sic pritëm Ramën kur inauguroi rrugën e Arbrit. Ne jemi një parti e madhe kemi kaluar shumë sfida por sfidën më të madhe kemi mirëqënien e qytetarëve. Besojmë te kjo forcë politike, besojmë në fitore. Do të jemi pjesë e BE brenda këtij mandati ndaj të votojmë Dibra e gjithë Shqipëria Edi Ramën dhe PS.” -u shpreh Klosi.