Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV thotë se PD po pret një sinjal nga SHBA, për mundësinë e rishikimit të non gratës së Sali Berishës. Duke e cilësuar si strategji të gabuar të fushatës, zoti Andoni thotë se PD mund të pësojë një disfatë të madhe në këto zgjedhje.
“Gjithë këto vite që ne si gazetarë dhe analistë merremi me fushatën, nuk kam parë fushatë më të fjetur se kjo. PD ka program të mirë, por është për të ardhur keq që as zoti Berisha dhe askush tjetër veç zonjës Tabaku, nuk dinë ta përcjellin te votuesit.
Fushata one man show e futi në kurth Berishën nga zoti Rama. Së pari është kurthi i moshës biologjike, e dyta e ligjërimit publik, që zotit Rama nuk ia merr dot askush.
PD i ka sytë vetëm drejt SHBA-së që të marrë qoftë edhe një sinjal të vogël që do të jetë mundësia që zotit Berisha do t’i rishikohet mundësia për të hequr non gratën. Kjo ka përfshirë të gjithë esencën e fushatës së PD në këto zgjedhje. Besoj se 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk kanë asnjë as nën mëngë.
PD arriti deri në Grotesk me deklaratat e zotit Këlliçi dhe të zonjës Harxhi kur thanë se zotit Berisha I është hequr non grata dhe se vetëm gazetarët nuk e dinë. Kjo tregon se ose PS ka humbur pasqyrimin e realitetit ose ajo që unë mendoj në thellësi që në PD po presin vdekjen politike të Sali Berishës dhe kjo do të ndodhë me 12 maj”, u shpreh ai.