Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kundërshtuar sërish përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko-ushtarak për tragjedinë e Gërdecit. Mediu deklaroi se trajtimi i municioneve nuk ka qenë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e ministrit, por një kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA). Ish-ministri pretendon se kompania SAC nuk kishte përmbushur të gjitha detyrimet që i takonin dhe se mbikëqyrja e punës së SAC ishte në përgjegjësi të Forcave të Armatosura dhe se zyrtarët e tyre kishin qenë të pranishëm në Gërdec.
“Trajtimi i municionit ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në ministrinë e Mbrojtjes. Sipas tij, SAC nuk kishte vetëm demontim, por edhe demilitarizim, pra kthimin e tyre në të pa efektshëm dhe të pa rrezikshëm. AC ka kryer demontin, duke mos kthyer demilitarizim, fakt që i është vënë në dukje kompanisë. Nuk ka pasur plotësim detyrimesh nga ato që duhet të plotësojnë FA. FA e ka pasur detyrë mbikëqyrjen. Zyrtarë të lartë të FA, sipas dëshmive, e kanë vizituar Gërdecin. Ata nuk kanë zbatuar detyrimet që ka urdhëruar VKM-ja,” tha Mediu.