Berat Gjimshiti po zhvillon një sezon pozitiv me Atalantën, teksa po ndihmon skuadrën në arritjen e objektivave. Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi ka folur për tema të ndryshme.

“Nuk e di nëse është faza më e vështirë, nuk mendoj kështu. Jemi ende aty, nuk ishte e lehtë. Ishim afër të luftonim deri në fund për vendet e para, ne ende kemi gjithçka në duart tona për të arritur qëllimet tona.

Ndoshta na ka munguar edhe pak fati, dhënia e gjithçkaje në fushë për njëri-tjetrin është identiteti ynë dhe gjëja më e rëndësishme”- tha ai.