Në mesditën e së martës, në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHA hodhi shortin për dy gjysmëfinalet e “Final Four”, me katër ekipet më të mira kanë siguruar vendin e tyre në fazën finale të kategorisë Abissnet Superiores.
Në vazon e parë u vendosën Egnatia dhe Vllaznia, ndërsa në vazon e dytë, Dinamo dhe Partizani. Pasi u përzinë goglat, shorti i hedhur përcaktoi këto çifte: Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City, ndeshje këto, të cilat do të zhvillohen në Arenën Kombëtare.
Gjysmëfinalja e pare, Vllaznia – Dinamo do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë, Egnatia – Partizani më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj.