Marash Kumbulla i dha fitoren Espanjolit mbrëmjen e sotme.
Goli i mbrojtësit shqiptar vulosi ndeshjen ndaj Getafes dhe i afroi bardheblutë me zonën e mbijetesës.
Kumbulla ka thënë pas ndeshjes se nuk do të flasë për mbrijetesën, deri në momentin që të jetë arritur.
“Jemi shunë të lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Luajtëm shumë mirë.
Jam i luntur që shënova dhe për më tepër për fitoren. Këta tifozë na shtyjnë gjithmonë, na japin shumë mbështetje.
Jemi një ekip shumë i fortë në shtëpi. Është një fitore shumë e rëndësishme, por nuk dua të flas deri sa (mbijetesa) jonë të jetë arritur matematikisht”, ka thënë Marash Kumbulla.