Drejtuesi politik i Njësisë 6 në Tiranë për Partinë Socialiste Blendi Gonxhja, ka postuar një mesazh të veçantë në rrjetet e tij sociale.

Në mesazh shihet legjenda e ekipit të Interit Javier Zanetti i cili dërgon një përshëndetje për Gonxhën, i njohur për tifozërinë e tij të zjarrtë me ekipin e madh të futbollit ndërkombëtar.

“Ciao Blendi, volevo salutarti e mandarti un forte abbraccio. E sempre Forza Inter.” – thotë në video Zanetti.
Gonxhja në postimin e tij e quan një “luftëtar që lind rrallë” dhe një “simbol epërsie” për qëndrueshmërinë dhe karakterin e tij.

‘Faleminderit KAPITEN! Një luftëtar nga ata që lindin rrallë, simbol epërsie prej qëndrestari, prej thjeshtësisë dhe karakterit, që s’lëshoi pe asnjë sekondë, lider, frymëzues e motivues i pashterrshëm në fushë dhe jashtë saj.’